Deklarata e Challandesit pas humbjes nga Anglia

17 nëntor 2019 | 20:13

Kosova pësoi humbje nga Anglia (0-4), në ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Pas kësaj humbje trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se është i zhgënjyer me ketë humbje. Ai vlerësoi lartë efikasitetin e anglezëve.

“Jam i zhgënjyer për rezultatin, kam parë gjëra të mira në këtë ndeshje. Kemi parë vetëm një gjë, ka qenë një nivel i lart i efikasitetit të anglezëve, me një rast shënojnë gol. Kemi pasur disa mundësi, por nuk ishim të mirë në pasimin e fundit. Jam i zhgënjyer, por mund të nxjerrim diçka pozitive nga kjo ndeshje. Në fund të ndeshjes ishim paksa të lodhur. Patëm një javë shumë intensive, derisa Anglia ka luksin të bëjë shumë zëvendësime. Mbrojtja na la keq në minutën e fundit, nuk mund të bëjmë gabime si këto. Skuadra luajti një ndeshje të mirë, por kur e shikojmë në fund rezultati është 4-0, por ju e dini kundërshtare ishte Anglia”, ka thënë Challandes.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll i mbylli me humbje kualifikimet…