Deklarata e Kurtit se ‘mund të këtë luftë në Kosovë’, Wisneri: Të maten fjalët

28 shtator 2022 | 16:24

Diplomati amerikan, Frank Wisner, ka komentuar deklaratën e përsëritur disa herë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti se Kosova mund të sulmohet nga Serbia.

“Nuk jam për tregime luftërash. Kemi mjaft luftëra dhe rrëfime nga Tajvani dhe Ukraina, kështu që kaq për luftërat”.

“Ia dëshiroj secilit që t’i matë fjalët e veta, jo të hedh fjalë rreth luftës. Qëndrimi i Kurtit se ka një situatë të rrezikshme duhet adresuar dhe përgjegjësia bie mbi Beogradin, Prishtinën dhe BE-në që e ka përkrahjen e ShBA-së”, ka thënë Wisneri për “Zërin e Amerikës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kontrata e Rejës përfundoi së bashku me këtë edicion të…