Lila: De Biasi po e pret telefonatë nga Shqipëria

28 shtator 2022 | 16:16

Kontrata e Rejës përfundoi së bashku me këtë edicion të Ligës së Kombeve. Mosha e trajnerit dhe rezultatet e fundit ngrenë pikëpyetje në lidhje me rinovimin me italianin.

Në studion e “TV Klan”, Lila ka hedhur hipotezën e rikthimit të Gianni De Biasit në krye të Shqipërisë.

Alban Xhihani është shprehur dyshues në lidhje me një pistë të tillë, duke dhënë argumentin se ish-trajneri i kuqezinjve ka rinovuar me Azerbajxhanin, ku ka marrë edhe 3 fitore radhazi së fundmi.

Por menjëherë ka ardhur kundërshtimi i Andi Lilës, i cili tregon se De Biazi do të jetë me celular në dorë duke pritur një mesazh nga FSHF-ja.

“Në dijeninë time, pas 30 shtatorit De Biazi do të jetë me celular në dorë duke kërkuar valë. Ndoshta duke pritur një sms nga Federata”, është shprehur Andi Lila.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti është takuar me kryeministrin e Japonisë, Fumio…