Kurti takohet me kryeministrin e Japonisë, ja për çfarë biseduan

28 shtator 2022 | 16:12

Kryeministri Albin Kurti është takuar me kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida, të cilin e ka falënderuar për ndihmën e mbështetjen e vazhdueshme që shteti japonez ka dhënë për zhvillimin e Kosovës.

Kurti përmes llogarisë se vet në “Facebook”, ka njoftuar se Kishida ka përcjell përshëndetjet e tij për popullin e Kosovës.

“Në ditën e dytë të qëndrimit në Tokio, në rezidencën shtetërore në Pallatin Akasaka, na priti për vizitë kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida. I shpreha edhe njëherë ngushëllime në emër të popullit dhe qeverisë së Kosovës për vdekjen tragjike të ish-kryeministrit Shinzo Abe, si dhe e falënderova për ndihmën e mbështetjen e vazhdueshme japoneze për zhvillimin e Kosovës. Tregova për të arriturat socio-ekonomike të Kosovës dhe interesimin tonë për investime nga Japonia, teksa konfirmova pjesëmarrjen tonë në EXPO Osaka 2025.”

“Japonia është vend shumë i rëndësishëm i G7, me të cilën ne ndajmë pikëpamje të njëjta vlerore dhe strategjike. Në fund të takimit kryeministri Kishida më tha të përcjell përshëndetjet e tij për popullin e Kosovës, kurse unë e ftova ta vizitojë Kosovën në një të ardhme të afërt”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës…