Tahiri: Tallja me grevistët, matje e rezistencës qytetare nga ana e qeverisë

28 shtator 2022 | 16:06

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se qeveria Kurti është duke u tallur me grevistët për ta matur rezistencën qytetare karshi pushtetit.

Ai ka thënë se grevën në arsim, Kurti e ka kthyer në betejë për dominim.

“Injorimi total i një problemi madhor dhe tallja me grevistët dhe sindikatën është matje e rezistencës qytetare dhe sociale nga ana e qeverisë. Thyerja eventuale e saj është thyerje e  çdo kërkese dhe pritje të ngjashme nga hisedarë tjerë.  Fatkeqësisht, një grevë legjitime kryeministri e ka kthyer në betejë për dominim. Një lëshim për kryeministrin sot, është një vit më shumë dominimi total dhe jo demokratik për kryeministrin nesër. Është e pabesueshme me çfarë mendësie qeverisëse e politike jemi duke e u ballafaquar!”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës ka njoftuar se kanë arritur të konfiskojnë…