Dogana e Kosovës konfiskon produkte higjienike të falsifikuara (foto)

28 shtator 2022 | 15:57

Dogana e Kosovës ka njoftuar se kanë arritur të konfiskojnë produkte higjienike të falsifikuara.

Sipas njoftimit të doganës, të gjitha produktet janë ndaluar gjatë ekzaminimit të mallrave në kufi.

“Produktet janë konfiskuar pasi kanë rezultuar të falsifikuara, më saktësisht mallra me markën tregtare ‘Ariel’ në sasi prej 4 000 copë si dhe mallrat me markën tregtare ‘Fairy’”, ka njoftuar dogana.

Më tutje është thënë se mallra shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale në të shumtën e rasteve paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe zbatimin efikas i masave doganore ndikon pozitivisht në mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Imer Mushkolaj, të mërkurën përmes një postimi në llogarinë…