Del Piero kritikon Ronaldon

25 nëntor 2019 | 14:25

Reagimi i Cristiano Ronaldos, pas zëvendësimit në ndeshjen e Juves me Milanit, ka qenë një çështje e “nxehtë” te bardhezinjtë, që nuk ka lënë shije të mirë.

Ylli portugez, jo vetëm që nuk i dha dorën Sarrit, por ai u largua për në dhomat e zhveshjes dhe nuk priti shokët duke lënë më përpara stadiumin. Ish-kapiteni legjendar i Juventusi, Alesandro Del Piero, gjatë një interviste për mediat italiane, ka pohuar se gjesti i Ronaldos nuk ishte i bukur.

“Të ikësh nga stadiumi para se të mbyllet ndeshja, nuk është një veprim i bukur për një lojtar si Ronaldo. Megjithatë, ajo që ka më shumë rëndësi është sjellja e tij në përditshmëri. Cristiano është një profesionist i madh dhe ndaj shokët ekipit e dua. Starti i sezonit, nuk ka qenë i mirë, por diferencën ai mund ta bëjë një shkurt”, ka deklaruar Del Piero.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me organizatën joqeveritare Syri i…