Delawie për Kushtetuesen: Kuvendi të zgjedhë gjytarë të kualifikuar dhe apolitikë

14 qershor 2018 | 17:34

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka kërkuar që vendet e zbrazta në Gjykatën Kushtetuese të plotëshen sa më shpejt.

Ai ka thënë se personat e zgjedhur duhet të jenë të kualifikuar, apolitikë dhe të ndershëm.

“Derisa feston 10 vjetorin e Kushtetuës, Kosova përballet me vende të zbrazëta në Gjykatën Kushtetuese. Kuvendi duhet të zgjedhë kandidatë të ndershëm, të kualifikuar dhe apolitikë, duke përfshirë gratë, për t’i shërbyer Kosovës në këtë gjykatë të shquar”, ka shkruar Delawie në profilin e tij në “Twitter”.

Gjykata Kushtetuese ka mbetur pa kuorum, kësisoj nuk do të ketë mundësi të marrë vendime pa u zgjedhur gjyqtarë të ti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme të…