Delawie: Populli i Kosovës është kundër zhbërjes së Speciales

31 janar 2018 | 11:44

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka deklaruar se populli i Kosovës nuk e përkrahë iniciativën për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Edhe një herë, ai ka përgëzuar qytetarët dhe të gjithë ata që po shprehen publikisht kundër kësaj iniciative. “Populli i Kosovës nuk e përkrah iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Duartrokas politikanët dhe të tjerët të cilët po flasin publikisht në emër të qytetarëve të Kosovës, dhe, ndonëse e vështirë, për atë që është e drejtë për të ardhmen e Kosovës”, ka shkruan Delawie në Twitter.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëpartiakë…