Delawie: ShBA-të do të ndihmojnë komunat në realizimin e projekteve

16 prill 2018 | 13:03

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka vizituar të hënën komunën e Gjakovës ku është pritur nga kryetari Ardian Gjini.

Në këtë takim kryetari Gjini ka informuar ambasadorin amerikan lidhur me projektet që tashmë kanë filluar si dhe për planin katërvjeçar të punës së komunës së Gjakovës.

Ambasadori Delawie ka theksuar që shteti amerikan gjithmonë do të jap ndihmën e pakursyer të tij në projektet për zhvillimin e komunave.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse tekat e motit dhe shkenca nuk do të ndërhyjnë,…