Dele Alli: Pres me padurim të luaj në ndeshjen e parë me fanellën e Evertonit 

01 shkurt 2022 | 16:19

Në minutat e fundit para mbylljes së merkatos së dimrit në Angli, Evertoni ka realizuar një nga goditjet më të rëndësishme të gjithë sesionit. Klubi, në fakt, ka marrë Dele Alli, i cili është larguar nga Tottenhami pas gjashtë vitesh e gjysmë. Lojtari ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor të 2024-s me Toffees.

“Jam i lumtur që kam nënshkruar me Evertonin, një klub i madh me një histori të madhe dhe një tifozeri speciale”, ka thënë Dele Alli.

“Pres me padurim të luaj ndeshjen e parë me këtë fanellë. Dua ta ndihmoj skuadrën dhe të jem i lumtur. Është një mundësi e madhe për mua të punoj me Lampardin. E adhuroja kur ishte lojtar dhe është shumë entuziazmuese të punoj me të”, ka shtuar Dele Alli. Siç është shpjeguar në faqen e Evertonit, Dele Alli mund të debutojë pas një jave, kur Toffees do të luajë në fushën e Newcastle.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se…