Delibasic lufton kundër një tumori në tru

30 mars 2023 | 11:01

Andrija Delibasic, një lojtar klasik i La Liga-s, thuhet se po lufton me kancerin, pasi u zbulua një tumor në tru.

Ai që ishte sulmues i Real Sociedad, Hercules, Mallorca apo Rayo Vallecano, është operuar për sëmundjen e tij.

Lojtari 41-vjeçar është në proces rikuperimi pas operacionit të suksesshëm.

Futbollisti shumë i dashur në Spanjë ka marrë dashurinë e popullit të tij në ndeshjen e fundit të Malit të Zi në fazën kualifikuese të Euro 2022.

Delibasic aktualisht ishte trajner i FK Mornar Bar të Kategorisë së Parë të Malit të Zi.

Ai i vari çizmet në gozhdë në vitin 2015 dhe, para aventurës aktuale, kishte qenë te Partizani si asistent dhe më pas te Buducnost.

“Shumë inkurajim dhe forcë Andrija! Jemi me ty në ndeshjen më të rëndësishme dhe e dimë që do ta fitosh”, ka shkruar Real Sociedad në rrjetet sociale.

Delibasic tani po përballet me lojën e tij më të rëndësishme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person tjetër ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet…