Deliu-Kodra: PDK-ja nuk ka vija të kuqe për koalicione

14 gusht 2019 | 12:38

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se kjo parti nuk është për harrnim të qeverisë por për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme.

Në debatin e sotëm të organizuar nga Kolegji Riinvest me temën: “Çfarë zgjidhje ofrojnë zgjedhjet?”, ajo ka bërë me dije se PDK-ja nuk ka vija të kuqe për koalicione.

“Duhet të ketë maturi politike kur flasim për koalicione, PDK-ja nuk ka vija të kuqe dhe do të kandidojë me kandidatin e saj për kryeministër”, ka thënë ajo.

Deliu-Kodra nuk la pa komentuar edhe takimin në mes kryetarit të LDK-së Isa Mustafa me atë të LV-së Albin Kurti.

“Subjekti i Albulenës ka pasur debat të ashpër me kryetarin e LDK-së dhe tash së fundmi kemi pirje të kafeve shtrëngim të duarve. Sot po ulen po flasin, dhe po mundohen të krijojnë krah politikë. Është mirë që forcat politike kanë pasur dakordim, por më 22 gusht do të shohim se kur do të përcaktohet data e zgjedhjeve. Nuk është as hera e parë e as fundit që Kosova po përballet me mandate të shkurtra. Por sidoqoftë unë besoj se qytetari i vendit do të përcaktojë fituesin dhe forcat e reja që do të udhëheqin me vendin. Ne kemi pritur një korrektësi si partnerë të koalicionit, në raport të partneritet në kohën kur ka dhënë dorëheqje Haradinaj, se ia kemi besuar mandatin”, ka thënë Deliu-Kodra.

Pjesë e këtij debati ishte edhe Arben Gashi nga LDK-ja, Albulena Haxhiu nga LV-ja dhe Ahmet Isufi nga AAK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka…