Deliu, pasi nuk u formua komisioni hetimor për rrymën: Çka ka për t’u fshehur?

19 prill 2022 | 12:35

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka reaguar pas moskrijimit të komisionit hetimor për shpenzimet e buxhetit në energji elektrike.

Ajo ka thënë se është i papranueshëm pengimi i konstituimit të Komisionit Hetimor për keqpërdorimet e energjisë elektrike nga mazhoranca.

Deputetja Deliu përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se mazhoranca duke u thirrur në çështje teknike nuk po lejon që të hidhet dritë mbi keqpërdorimet e shumta që janë bërë me rastin e blerjes së energjisë elektrike.

“Çka ka këtu për tu fshehur?! Pse po ju pengon hetimi?!”, ka shkruar Deliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjenerali amerikan, Wesley Clark, ndodhet për vizitë në Republikën e…