Dema pranon se është takuar disa herë me Ministrin e Arsimit

03 shkurt 2018 | 16:36

Pas shkarkimit të Bordit të UP-së, Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka paralajmëruar se nuk është i kënaqur as me punën e Rektorit Marjan Dema. Në një paraqitje publike, Dema kishte deklaruar gabimisht se nuk është takuar asnjëherë me Ministri i Arsimit. Rektorati ka sqaruar se Dema është takuar disa herë me Ministrin.

Në një komunikatë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” thuhet se rektori Majran Dema, është keqkuptuar dje kur ka thënë se nuk është takuar asnjëherë me ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

“Nuk jam takuar asnjëherë me ministrin Bytyqi deri më tash”, kishte thënë Rektori Dema në një konferencë për media, kur po i përgjigjej akuzave të ministrit për gjendjen në UP, transmeton Ekonomia Online.

“Gjatë konferencës së djeshme në Rektorat të thirrur nga vetë Rektori Dema, ai ka pohuar që nuk është takuar asnjëherë me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Shyqiri Bytyqi, duke nënkuptuar që nuk është zhvilluar takim për të biseduar lidhur me çështjet të cilat i ka adresuar gjatë konferencës. Por, nuk ka dashur të pohojë që nuk është takuar asnjëherë me ministrin, e as të dezinformojë”, thuhet në komunikatë.

Tutje, aty thuhet se vetëm dy orë para se të mbahej konferenca në rektorat, Rektori në një emision televiziv kishte pohuar që është takuar me ministrin, “pikërisht para se lajmi i keqkuptuar të qarkullonte në media”.

Por, mbrëmë ministri Bytyqi kishte demantuar rektorin, duke thënë se është takuar disa herë me të.

“Rektori Dema ka takuar disa herë ministrin Bytyqi, por jo për të diskutuar tematikat që janë diskutuar gjatë konferencës së djeshme të zhvilluar në Rektorat”, përfundon komunikata e UP-së.

Ndërkohë. Shyqiri Bytyqi komentuar shkurt edhe punën e rektorit e menaxhmentit të UP-së, duke deklaruar se është i pakënaqur me punën e rektorit të UP’së

“Nuk ka dinamizëm të punës, nuk vërehet dinamizëm në punë as tek Bordi as tek rektori Marjan Dema”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkrimtari, poeti dhe politikani shqiptar, Dritëro Agolli, ka vdekur më…