Dëmet e luftës, Bejta: Gjykatat vendore po i udhëzojnë palët të shkojnë në Beograd

03 prill 2024 | 10:28

Për herën e 11-të të marten janë dorëzuar dosjet për kompensimin e dëmeve të luftës.

Kryetari i Shoqatës për Dëme të Luftës Jahir Bejta, tha për Klankosova.tv se kërkesa ka të bëjë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Bejta tha se shpreson që Gjykata Kushtetuese të korrigjoj lëshimin e bërë nga Gjykata Supreme.

“Për të 11-ën herë i dorëzuam në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë, dosjen nga ana e Gjykatës Supreme të Kosovës. Kjo, për të referuar dhe folur për drejtësinë e viktimave të luftës. E drejta për të drejtën e njeriut dhe pronën private është kategori kushtetuese, e drejta për qasjen e drejtësinë vendore, është kategori kushtetuese, obligimi për implementimin e detyrimit pozitiv sikurse detyrimit negativë është kategori kushtetuese dhe në fund harmonizimi vendimeve gjyqësore dhe vendimeve mu të kësaj gjykate Kushtetuese është kategori kushtetuese”, tha Bejta.

“Është e rëndë moslejimi i qasjes së viktimave në drejtësi që 16 vite nga Pavarësia”, theksoi ai.

Sipas tij, gjykatat vendore po i udhëzojnë palët që të shkojnë në Gjykatat në Beograd.

“Gjykatat tona nuk i shqyrtojnë paditë dhe i udhëzojnë palët që të shkojnë në gjykata të Beogradit të cilat nuk janë kompetente, të paktën bile nga 20 korriku 2010 kur gjendja ka konstatuar se të dy shtetet e Republikës së Serbisë dhe Kosovës se entitete janë të pavarura njëra nga tjetra”, tha ai.

Kreu i shoqatës “Ngritja e Zërit” theksoi se Serbia nuk e ka imunitetin të i shqyrtojë këto lëndë.

“Vlen të theksohet edhe disa çështje tjera pikërisht gjykata kushtetuese në cilësinë e gardianit të drejtësisë ka filluar ta zbeh autoritetin e vet”, theksoi Bejta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
N.N.T. “Union Enterier” shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me…