Dënohen Drita, Gjilani dhe Ferizaj

27 shkurt 2020 | 17:11

Komisioni Disiplinor i Shkallës së Parë në Federatën e Futbollit të Kosovës ka dënuar Dritën, Gjilanin dhe Ferizajn.

Skuadra e Dritës është dënuar me 1 000 euro për lëshim në organizimin e ndeshjes kundër Gjilanit, ku është bërë hedhje e shisheve të PVC në fushë gjatë zhvillimit të ndeshjes nga ana e tifozëve të klubit nikoqir. Sikurse Drita, edhe skuadra tjetër gjilanase është dënuar më 1 000 euro, pasi sjelljet e simpatizuesve të klubit nuk kanë qenë sportive gjashtë ndeshjes kundër Dritës ku nuk mungoi hedhja e shisheve të PVC në fushë, tri kanaqeve dhe një shishe qelqi.

Më shumën e njëjtë është dënuar edhe Ferizaj. Kjo e fundit mori këtë vendim nga Komisioni Disiplinor si pasojë e asaj që në ndeshjen kundër Feronikelit, persona të paautorizuar në portën e hyrjes për në fushë qëndruan gjatë gjithë ndeshjes ku shfaqen reagime kundërshtuese në vendimet e gjyqtarëve të takimit, njëherësh manifestuan edhe sjellje josportive duke ofenduar të njëjtit me fjalë fyese.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka pritur në…