Dënohet me mbi 1.5 milionë euro operatorin mobil serb “MTS”, shkeli ligjet e Kosovës për konkurrencë

20 dhjetor 2023 | 16:41

Autoriteti i Konkurrencës së Republikës së Kosovës ka gjobitur me mbi 1.5 milionë euro kompaninë në pronësi të telekomit serb MTS.

Në komunikatë thuhet se MTS “ka shkelur despozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës duke mos parashtruar kërkesën për njoftimin e detyruar për përqendrim për blerjen e 100% të aksioneve të ndërmarrjeve: VGN NET d.o.o, LIKA d.o.o, PP. PRKDS-IMPULS në emër të I. R. – B.I. dhe Herc International”.

Njoftimi i plotë:

Autoriteti i Konkurrencës së Republikës së Kosovës njofton opinionin se duke u bazuar në legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës, më saktësisht në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës ka marrë vendim që Ndërmarrjes MTS d.o.o Dega në Kosovë t’i shqiptohet masa e sanksionit administrativ-gjoba në shumë prej 1,563,959.26 (një milion e pesëqind e gjashtëdhjetë e tre mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e nëntë euro e njëzetë e gjashtë cent).

AKRK njofton se Ndërmarrja MTS d.o.o ka shkelur dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, duke mos parashtruar kërkesën për njoftimin e detyruar për përqendrim për blerjen e 100% të aksioneve të ndërmarrjeve: VGN NET d.o.o, LIKA d.o.o, PP. PRKDS-IMPULS në emër të I. R. – B.I. dhe Herc International.

Autoriteti i Konkurrencës së Republikës së Kosovës si institucion publik, i pavarur në kryerjen e detyrave të veta të përcaktuara në ligj, do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe në mbrojtje të ligjit të konkurrencës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Jetojmë në një botë më të rrezikshme”, kështu ka deklaruar…