Denveri fiton finalen e parë ndaj Miamit

02 qershor 2023 | 11:30

Skuadra e Denver Nuggets fitoi me rezultat 104-93 ndaj Miami Heat në finalen e parë të “play-off”-it në NBA, duke udhëhequr 1-0 serinë e ndeshjeve për titullin kampion.

Një fitore e merituar e skuadrës vendase, që kishte 10 ditë kohë për të përgatitur këtë sfidë, ndërsa rivalët nga Florida vetëm tri të tilla. Gjithsesi, në fushë u zhvillua një ndeshje më së shumti e ekuilibruar, ku për Denverin u dallua i zakonshmi Nikola Jokiq, autor i një “triple double”. Ai e mbylli ndeshjen me 27 pikë, 10 rebound e 14 asistime, mbështetur edhe nga Jamal Murray me 26 pikë e 10 asistime.

Për Miami u dallua Bam Adebayo me 26 pikë e 13 rebound, por zhgënjeu Jimmy Butler, me vetëm 13 pikë. Edhe ndeshja e dytë finale do të luhet në fushën e Denver, pas 48 orësh dhe më pas seria do të spostohet në Florida.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë u ngjit mbrëmjen e së enjtes në altarin…