Denveri merr kreun në Perëndim, kampionët turpërohen nga New York
Skuadra e Denverit ngjitet në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores me rezultat 105-91 ndaj rivalëve të Memphisit, që zbresin në vendin e dytë. Nikola Jokiq protagonist për Denverin me një “triple double”, duke realizuar 13 pikë, 13 rebound e 13 asistim. Gjithsesi, të gjithë titullarët e Denverit realizuan mbi 12 pikë, duke i bërë të pavlefshme 35 pikë e 10 asistim të Ja Morant për miqtë.
Tjetër humbje e thellë për kampionët e Golden State, që u mundën me rezultat 132-94 nga New York, që korri fitoren e tetë radhazi. Poole me 26 pikë nuk mund të evitojë humbjen për Warriors, ndërsa për nju-jorkezët u dalluan Quickley me 22 pikë e Brunson me 21 pikë. Jashtë fushe fiton edhe Chicago, që mundi me rezultat 113-103 Miami, me Vuqeviq protagonist, duke realizuar 29 pikë e 12 rebound.
Humbet skuadra e Phoenixit, që u mund me rezultat 113-110 në fushën e tij nga Washington, një rezultat surprizë. Kuzma me 29 pikë e Beal me 27 bënë diferencën për miqtë, ndërsa 30 pikët e Ayton mbetën për statistikë. Utah Jazz mposhti me rezultat 126-111 Detroitin, ndeshje ku shkëlqeu sërish Markkanen, autor i 38 pikëve për miqtë.
Rezultatet
Detroit – Utah Jazz 111-126
Miami – Chicago 103-113
New York – Golden State 132-94
Phoenix – Washington 110-113
Denver – Memphis 105-91



