Denveri regjistron humbjen e tretë radhazi, Lakersat ngecin dhe rrezikojnë ‘play off’-in

13 mars 2023 | 12:49

Humbja e tretë radhazi për Denverin në kampionat, që gjithsesi nuk rrezikon kreun e renditjes në Perëndim. Nuggets u mundën me rezultat 122-120 nga Brooklyni, sfidë ku shtatë lojtarë të ekipit mik realizuan mbi 10 pikë, përfshi titullarët.

Për Denverin, Jokiqi realizoi një “triple double”, me 35 pikë, 20 rebound e 11 asistime, por që mbetën për statistikë. Pas tri fitoresh ndalet ekipi i Lakersat, që u mund me rezultat 112-108 në fushën e tij nga New York.

Randle me 33 pikë e Barrett me 30 pikë bënë diferencën në fushë për njujorkezët, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Russell për vendasit. Ekipi i Oklahomës, falë 21 pikëve e 10 asistime të Jalen Ëilliams, mundi me rezultat 102-90 San Antonion. Philadelphia kërkon kreun në Lindje pas fitores së pestë radhazi, këtë herë ndaj Ëashingtonin me shifrat 112-93. Për Philadelphian u dallua Embiid me 34 pikë.

Fiton edhe Clevelandi, që mundi me rezultat 114-108 Charlotten, ndeshje ku u dallua Garland me 28 pikë. Ndërsa Neë Orleans, falë 41 pikëve të Trey Murphy, mundi me rezultat 127-110 Portlandin.

Rezultatet

Denver – Brooklyn                     120-122
Charlotte – Cleveland                108-114
Philadelphia – Washington      112-93

New Orleans – Portland         127-110
San Antonio – Oklahoma       90-102
Lakers – New York                  108-112

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion ndërpartiak i deputetëve të Kuvendit të Kosovës kanë…