Departamenti i Edukimit shpalos 24 trajnerët që do të jenë pjesë e kursit për Licencën A

13 maj 2024 | 16:32

Në një ceremoni të veçantë, në ditën e shënimit të 8-vjetorit të pranimit të Kosovës në FIFA, Departamenti i Edukimit të FFK-së, i kryesuar nga Sanije Krasniqi, ka shpallur emrat e trajnerëve të cilët do të marrin pjesë në kursin për Licencën A.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili organizimin e këtij kursi e vlerësoi si hap të rëndësishëm drejt avancimit të mëtejshëm të futbollit në Kosovë.

“Me këtë hap, Federata e Futbollit të Kosovës rithekson përkushtimin e saj për zhvillimin e futbollit në vend dhe rritjen e cilësisë së trajnerëve vendas. Ky është vetëm një nga shumë hapat që janë duke u ndërmarrë për të ndërtuar një bazë të fortë për futbollin në vendin tonë dhe për të përgatitur gjeneratat e ardhshme të futbollistëve dhe trajnerëve për sukses në skenën ndërkombëtare”, theksoi ndër të tjera kreu i FFK-së, i cili përgëzoi trajnerët që do të jenë pjesë e këtij kursi, duke iu dëshiruar punë të mbarë e ecuri të suksesshme.

Kursi për trajnerë për Licencën A do të mbahet për herë të parë në Kosovë dhe do të fillojë më 26 maj. Pjesë e këtij kursi do të jenë 24 trajnerë nga të gjitha rajonet e Kosovës, të cilët do të përfitojnë nga njohuri të thella teorike dhe praktike për të avancuar karrierën e tyre si trajnerë profesionistë.

Kjo është një mundësi shumë e mirë për trajnerët në Kosovë për të zhvilluar njohuritë e tyre, duke përfshirë ligjërata, punë praktike në fushën e gjelbër, monitorimin e klubeve dhe provimet që do të jenë pjesë e programit 26-javësh.

Kursi është strukturuar në mënyrë që të ofrojë një përvojë të plotë dhe të ndërtuar në njohuritë e nevojshme për të qenë trajnerë të suksesshëm në nivelin e lartë të futbollit.

Trajnerët që do të jenë pjesë e këtij kursi

Alban Bellopoja
Azem Ahmeti
Besar Luri
Blerim Bunjaku
Debatik Curri
Elon Berisha
Erdogan Brando
Faruk Statovci
Fitim Shabani
Florentina Kallaba
Genc Sermaxhaj
Granit Dervisholli
Hava Dakaj
Leutrim Krasniqi
Liridon Kukaj
Liridon Leci
Murat Shabani
Mustafë Pronaj
Naif Jahaj

Nexhmedin Bala
Sherif Topalli
Sheremet Isufi
Trimnor Hasani
Visar Sermaxhaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq i ka thënë të hënën…