Departamenti i Shtetit dërgon në Kongresin amerikan listën e personave të përfshirë në korrupsion

08 tetor 2021 | 16:40

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë publik raportin e dërguar në Kongresin amerikan.

Aty përfshihen vendimet që janë marrë gjatë vitit 2021, për kufizimin e vizave dhe shpalljen “non grata” të zyrtarëve apo politikanëve të përfshirë në akte korruptive në të gjithë botën.

Në raport, ish-kryeministri Sali Berisha renditet i treti në listën e personave të shpallur non grata, i cili ndiqet nga bashkëshortja e tij Liri Berisha, djali Shkëlzen Berisha dhe vajza e tij Argita.

Lajmin për raportimin e DASH në Kongres e bëri me dije në një postim në Twitter ambasadorja amerikane Yuri Kim:

“Departamenti i Shtetit i raporton Kongresit në lidhje me “të përcaktuarit për korrupsion të një rëndësie madhore””.

“Zyrtarët e qeverive të huaja dhe anëtarët e tyre të ngushtë të familjes për të cilët Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm janë përfshirë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në korrupsion të/ rëndësishëm, përfshirë korrupsionin në lidhje me nxjerrjen e burimeve natyrore, ose një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut , duke përfshirë ndalimin e gabuar të stafit të punësuar në vend të një misioni diplomatik të Shteteve të Bashkuara ose një shtetasi ose shtetasi të Shteteve të Bashkuara, nuk do të ketë të drejtë për hyrje në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në raport.

Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij u shpallën non grata në 19 maj të këtij viti. Vendimi u bë publik nga Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken.

“Veprat e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë e shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne vazhdojmë të jemi kundër korrupsionit së bashku me partnerët tanë në Shqipëri”,argumentonte Sekretari Amerikan i Shtetit në arsyetimin për vendimin .

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“T’ka mami yll” rikthen moderatoren Ilda Bejleri në ekranin e…