Deputetë të Kuvendit të Kosovës vizitojnë Maqedoninë e Veriut

11 maj 2022 | 12:45

Anëtarët e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes së Kuvendit të Kosovës kanë nisur një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha, janë pritur nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi,

“Marrëdhëniet e mira me Maqedoninë e Veriut, na mundësojnë që edhe më tutje të forcojmë bashkëpunimin ndërshtetëror. Nga ana e z. Xhaferi, u theksua se Maqedonia e Veriut, qëndron e gatshme të ndihmojë për çfarëdo që ka nevojë Kosova dhe institucionet e saj, si dhe mbështetja e rrugëtimit të Kosovës drejt të ardhmes Euro-Atlantike, mbetet përherë deri në arritjen e rezultateve”.

“Çështja e sigurisë shtetërore është shndërruar në një dinamikë tjetër më intensive pothuajse në të gjitha vendet pa përjashtuar rajonin, të vendosura, Kosova dhe Maqedonia e Veriut qëndrojnë aleat të pashoq në mbështetje të njëra-tjetrës në të gjitha mekanizmat shtetërore”, ka thënë Bekë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Ballkanit ka arritur sukses historik duke e fituar…