Deputetët e pozitës dhe opozitës vizitojnë Skenderajn, njoftohen me dëmet e shkaktuara nga vërshimet

30 janar 2023 | 16:56

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, të kryesuar nga kryetarja Fitore Pacolli, kanë vizituar të hënën Komunën e Skenderajt, dhe me këtë rast janë pritur nga kryetari Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku.

Qëllimi i vizitës ishte të informohen me situatën e krijuar pas vërshimeve, si dhe dëmet e shkaktuara nga kjo fatkeqësi, që sipas përllogaritjeve vlerësohen të jenë mbi 15 milionë euro.

Kryetari Nura nga ana e tij i ka njoftuar anëtarët e komisionit parlamentar me angazhimet e Komunës së Skenderajt sa i përket menaxhimit të situatës, ndërsa ka potencuar nevojën e mbështetjes nga niveli qendror, për kompensimin e dëmeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 36-vjeçar është arrestuar të hënën në Rahovec, pasi gjatë…