Deputetët kërkojnë strategji të qartë karshi pesë vendeve mosnjohëse të BE-së

21 korrik 2021 | 12:50

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka diskutuar lidhur me pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Kryesuesi i këtij komisioni, Haki Abazi, ka thënë se në bashkëbisedim me ministren e MPJD-së, Donika Gërvalla do të merr informacione se si ka qenë qasja karshi këtyre pesë vendeve.

“Aspirata jonë është që të marrim edhe ulëse në Kombet e Bashkuara. Njohja e këtyre pesë vendeve është afatgjate dhe cila është narrative që ne ju kemi qas këtyre pesë vendeve”, ka thënë Gërvalla.

Ndërsa deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka thënë se Kosova ka aspirata të mëdha, derisa ka shtuar se takimet bilaterale pandemia i ka penguar.

Më tutje, ajo e ka parë si të gabueshme qasjen e ministres Donika Gërvalla karshi këtyre proceseve.

“Kjo është një pengesë e madhe sepse Kosova ka aspirata ta më të mëdha sepse ne dëshirojmë me qenë pjesë e OKB-së dhe NATO. Liberalizimi dhe njohja e pesë vendeve duhet me qenë kërkesë dhe ditëve të fundit kemi pasur handikap për takime për shkak të pandemisë”.

“Mundemi me thirr shoqërinë civile dhe me biseduar edhe me ta. Politika e BE-së është se disa vende kanë avancuar dhe ne kemi mbetur. Kriteri i krimit dhe korrupsionit nuk është se përfundon këtu, dhe nuk duhet të bëhet gabim sërish”, ka thënë Kadrijaj.

Krijimin e strategjisë dhe bashkëpunimin me qeverinë për mënyrën e qasjes karshi pesë vendeve që s’e kanë njohur Kosovën, e ka parë të rëndësishme deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

“Arsyeja se ato nuk na njohin për shkak të problemeve të brendshme politike. Nëse ne flasim në nivel parlamentar e vetmja mënyrë që mundemi me pas kontakte menta është përmes Komisioneve. Ne duhet të kemi një strategji në bashkëpunim me qeverinë se si qasemi këtyre pesë vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën”, ka thënë ajo.

Komisioni në mbledhjen e sotme i ka propozuar Kryesisë së Kuvendit formimin e 56 grupeve të miqësisë.

“Ne kemi kërkuar me shkrim nga grupet parlamentare për krijimin e 56 grupeve të miqësisë dhe deri më tash janë përgjigjur vetëm AAK-ja dhe LV-ja”, ka thënë Abazi.

Kadriaj ka kërkuar nga anëtarët e komisionit që të angazhohen në formimin e këtyre grupeve të miqësisë.

Ndërsa Musliu-Shoshi ka thënë se është e nevojshme që të ndryshojë rregullorja.

“Rregullorja të grupet e miqësisë patjetër që duhet me pas ndryshime dhe rregullorja mendoj që duhet me pas një përmirësim”, është shprehur ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ilir Muharremi, kritik i artit Vargu i tij dilte nga…