Deputeti Demaj del pozitiv në testin për Covid-19

13 korrik 2020 | 17:23

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Frashër Demaj është deputeti i radhës nga ky subjekt që është infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë me dije vet deputeti Demaj në llogarinë e tij në “Facebook”.

“Të dashur familjarë e miq, pavarësisht se jam munduar të jem shumë i kujdesshëm për vete dhe të tjerët duke bartur maskë gjatë gjithë kohës, si duket nuk ka mjaftuar. Të premten pasdite kam pasur temperaturë të lartë dhe kokëdhimbje. Pas publikimit të rezultateve të testit kam dal Covid pozitiv. Nga e premtja jam vetizoluar në shtëpi dhe po ndjek rekomandimet e mjekëve. Diana dhe Drini tani për tani janë mirë”, ka shkruar Demaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seven Saraqi po vjen me këngë të re. Reperi i…