Deputeti gjerman: Jemi kundër ndryshimit të kufijve

03 shtator 2019 | 17:20

Deputeti i CDU-së në Bundestagun gjerman, Peter Beyer, është shprehur kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës.

Këto komente Beyeri i ka bërë pas takimit që ka zhvilluar me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe kandidaten e kësaj partie për kryeministre, Vjosa Osmani .

“Dëshiroj t’i transmetoj dy porosi. Është një gjë e mirë që kemi një parti si LDK, që si kandidate ka një grua, dhe nuk e ka të nevojshme që të hyjë në koalicione parazgjedhore me dikë tjetër. Jemi të qëndrimit që Kosova të jetë ashtu siç është, pa ndryshim të kufijve”, ka thënë deputeti Beyeri.

Beyeri ka thënë se si CDU e mbështesin Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Jam shumë i lumtur të jem këtu sepse ndjehem si pjesë e familjes. Ne si CDU e mbështesin LDK-në si një prej partive më të forta në Kosovë dhe dëshiroj që kjo parti të ecë përpara. Jemi të vetëdijshëm për një kohë shumë sfiduese që na pret përpara, posaçërisht kur në qendër qëndron korrupsioni dhe krimin i organizuar. Këto janë temat që ne duhet t’i diskutojmë”, ka pohuar Peter Beyer.

Deputeti gjerman pritet të takohet edhe me kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëmtimi i Giorgio Chiellini bëri që te Juventusi të alarmohej…