Deputeti Hajdar Beqa vizitoi krerët e UÇK-së në Hagë

04 korrik 2022 | 18:13

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hajdar Beqa ka vizituar sot në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Nasim Haradinajn e Hysni Gucatin.

Beqa përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se beson shumë që e drejta dhe lufta e pastër e UÇK-së do të triumfojë.

“Ata ditën që në momentet më kritike për kombin të kapin armët dhe të luftojnë për Liri, e pa dyshim që do të dinë qe edhe ta mbrojnë Luftën e drejtë dhe të pastër të popullit shqiptar për Liri dhe Pavarësi”, ka shkruar Beqa.

Deputeti Beqa ka qenë i shoqëruar edhe nga kryetari i Skenderajt Fadil Nura, rektorët Artan Nimani e Agron Bajraktari dhe Berat Lushtaku.

Postimi i plotë i Beqës:

Sot vizitova krerët e UÇK-së të cilët padrejtësisht po mbahen ne Hagë!

Presidentin Thaçi, kryetarin Veseli, Bacën Jakup, Rexhep Selimin, Nasimin dhe Hysniun, i pashë me të fortë se kurrë, më të fortë edhe se atëherë kur ishin në istikame të luftës.

Ata dijtën që në momentet më kritike për kombin të kapin armët dhe të luftojnë për Liri, e pa dyshim që do të dinë qe edhe ta mbrojnë Luftën e drejtë dhe të pastër të popullit Shqiptar për Liri dhe Pavarësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë një vizite në Kiev, kryeministri australian Anthony Albanese u…