Deputeti i Bundestagut: Vuçiqi, pengesa më e madhe për Serbinë në rrugën drejt BE-së

08 shkurt 2024 | 08:28

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është pengesa më e madhe për Serbinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, ka deklaruar kreu i Komisionit të Bundestagut për Bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor, Josip Juratoviq.

Sipas tij, Vuçiqi është nën presion të madh dhe asnjëherë më parë nuk ka pasur situatë më serioze ndaj Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor si tani dhe se vizita e ministrit gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, është mesazh që Berlini është i angazhuar seriozisht për hyrjen e kësaj pjese të Evropës në Bashkimin Evropian.

“Ky është sinjal i qartë se Gjermania nuk do të rrezikojë mbështetjen që i ka dhënë rajonit deri më tani. E dyta është çështja e paqes dhe sigurisë dhe në këtë mënyrë dërgohet mesazh se Berlini do të bëjë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin. Nuk jemi aspak kundër Serbisë, e sidomos kundër popullit serb. Dëshirojmë që Serbia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian dhe kushtet për anëtarësim janë mjaft të qarta dhe pengesa më e madhe për përmbushjen e këtyre kushteve është pikërisht presidenti Aleksandar Vuçiq”, ka thënë Juratoviq për mediumin serb “Nova”.

Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius ka qëndruar të mërkurën në Serbi ku është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Mediat serbe kanë raportuar se gjatë konferencës është krijuar tension kur Vuçiqi e ka pyetur ministrin gjerman se në bazë të cilit akt juridik ndërkombëtar Gjermania po e armatos Kosovën. Pistorius ka deklaruar se Gjermania nuk po e armatos vetëm Kosovën, por edhe Serbinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësues të Parlamentit Evropian kanë ngritur mocion për rezolutë për…