Deputeti i LDK-së: Jemi të gatshëm edhe për skenarin e zgjedhjeve

28 prill 2025 | 13:41

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket votës kundër kandidates së Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Deputeti i LDK-së, Ekrem Hyseni, ka thënë se është obligim i partisë fituese që t’i siguroj votat e nevojshme për zgjidhjen e ngërçit.

Sipas tij, LDK-ja është e gatshme edhe për skenarin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

“Sigurimi i votave për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit është obligim i partisë fituese Vetëvendosjes. Normalisht që vonimi i themelimit të institucioneve është i dëmshëm për vendin, por tregon edhe qasjen jo serioze të partisë fituese ndaj qytetarit, ndaj votuesit dhe ndaj Kosovës. Unë mendoj se çdo skenar është i mundësh. Ne si LDK jemi gati për secilin skenar, por normalisht se do të duhej të themelohen institucionet dhe ky vend ta merrte trajtimin e duhur ashtu siç e meriton. Zgjidhja e këtij ngërçi duhet të bëhet nga ata që e kanë shkaktuar pra LV-ja të jap përgjigje për një problem që e ka krijuar vet”, ka thënë Hyseni për “RTV21”.

Lajme të sponsorizuara

16 shtator16:32

Pse Demaçi kundër e Thaçi ‘pro’ Rambujesë?, Rubin: Vetëm Thaçi e kishte premtimin e ShBA-së për bombardim Në një kros-ekzaminim të James Rubin nga gjyqtarët e Gjykatës Speciale se ku qëndronte statusi hierarkik i Adem Demaçit si përfaqësues politik i UÇK-së dhe a ishte mbi ose nën Hashim Thaçin, dhe pse fjala e këtij të fundit mbizotëroi e jo e atij të parit, ka thënë se Thaçi kishte diçka që s’kishte askush tjetër në dorë: “Fjalën dhe premtimin amerikan, të ushtrisë amerikane, të NATO-s e të botës se do të kishte ndërhyrje ushtarake nëse Serbia nuk nënshkruan”. Gjyqtari: Kundërshtia e Demaçit ndaj marrëveshjes së Rambujesë njihej? Rubin: Dihej kur Albright foli me të, për mua dhe të tjerët. Gjyqtari: A jeni në dijeni që Demaçi kundërshtonte Rambujenë? Rubin: Po e kisha këtë përshtypje. Gjyqtari: Thaçi shkoi në Slloveni për ta bindur për ta ndërruar mendjen? Rubin: Po. Gjyqtari: Dhe Thaçi dështoi ti’a ndërrojë mendjen? Rubin: Po. Gjyqtari: Pavarësisht kësaj zoti Thaçi e nënshkroi në emër të UÇK-së. Pra a pajtoheni se sa për UÇK-në që pikëpamjet e Thaçit mbizotëruan ndaj Demaçit? Rubin: Përveç që po, duhet shtuar diçka, Thaçi kishte diçka që Demaçi nuk e kishte, e kishte premtimin e ShBA-së dhe ushtrisë dhe NATO-s dhe perëndimit e botës, në duart e tij, që une nënshkruaj dhe Serbia jo atëherë ShBA do të nis kampanjë ajrore. Askush nuk e kishte këtë premtim në dorë të tij. Por atij ia bëmë këtë premtim atij personalisht Thaçit. E ta kishte atë premtim në atë situatë amorfe, e bëri Thaçin pikëpamjen e tij shumë të fuqishme, pavarësisht statusit të tij në hierarki. Askush se kishte atë fuqi.

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Tashmë jemi dëshmitarë të një prej padrejtësive…