Deputeti i LV-së i del kundër partisë, thotë se do ta votojë Trustin

23 shtator 2022 | 13:19

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka bërë me dije se do ta votojë Projektligjin për Trustin.

Ai ka thënë se më mirë është që mjetet e Trustit të merren nga qytetarët e vendit, se sa nga kompanitë ndërkombëtare.

“Trustin nëse vjen do e votoj. Më mirë është me i marrë mjetet qytetarët tonë se sa kompanitë ndërkombëtare”, ka thënë Humolli për “Front Online”.

Kujtojmë se më 23 qershor Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar Projektligjin që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional.

Me 57 vota kundër, 44 për dhe një abstenim, projektligji nuk kishte kaluar.

Deputeti i VV'së Fatmir Humolli flet për Express: Qeverinë e kritikova që  të reflektojë - Gazeta Express

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Real Madridit, David Alaba ka pësuar një lëndim…