Lëndohet Alaba

23 shtator 2022 | 13:18

Futbollisti i Real Madridit, David Alaba ka pësuar një lëndim me kombëtaren e tij. Austria ka zhvilluar ndeshje me Francën, në kuadër të Ligës së Kombeve (2-0).

“Mundo Deportivo” raporton se në këtë ndeshje ka pësuar lëndim qendërmbrojtësi i Realit, David Alaba. Austriaku ishte i pranishëm në duelin e Ligës së Kombeve kundër Francës, është dashur të tërhiqet në minutën e 70-të të ndeshjes, kur ka ndjerë një shqetësim muskulor. Si masë paraprake, futbollisti ka vendosur të tërhiqet me shpresën që testet e kryera të nxjerrin në pah ndonjë lëndim të lehtë. Mbetet të shihet se sa gjatë do mungojë Alaba.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seanca e sotme parlamentare është ndërprerë për shkak të kuorumit.…