Deputeti Reçica takon mërgimtarët shqiptarë në Brugge të Belgjikës, mahnitet me sukseset e tyre

12 mars 2024 | 15:05

Kryetari i Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, deputeti, Elmi Reçica, së bashku me bashkë partiakë, po qëndron për vizitë në Belgjikë, ku edhe kanë mbajtur kuvendet zgjedhore dhe kanë themeluar nëndegë në këtë shtet.

Gjatë kësaj vizite në Belqgjikë, Reçica ka shfrytëzuar rastin të takoj edhe mërgatën tonë e cila dita e ditës po fuqizohet në aspektin ekonomik.

Reçica përmes llogarisë së vet në “Facebook”, ka bërë të ditur se ka takuar biznesmenin e suksesshëm ferizajas, Lulzim Llabjanin i cili ka një rrjet restorantesh në qendër të Brugges në Belgjikë.

“Në qytetin e bukur të Brugge në Belgjikë, pata kënaqësinë që ta takoj biznesmenin e suksesshëm, Lulzim Llabjanin nga Ferizaj. Ai është në krye të një rrjeti restorantesh të njohur, të cilat ndodhen në qendër të këtij qyteti.”, ka shkruar Reçica.

Njoftimi i plotë:

Në qytetin e bukur të Brugge në Belgjikë, pata kënaqësinë që ta takoj biznesmenin e suksesshëm, Lulzim Llabjanin nga Ferizaj. Ai është në krye të një rrjeti restorantesh të njohur, të cilat ndodhen në qendër të këtij qyteti.

Objektet ku ndodhen restorantet e tij janë shumë të veçanta dhe të mbrojtura nga UNESCO për vlerat e tyre kulturore. Bashkë me familjen e tij, Lulzimi ka punuar me përkushtim për të arritur këtë nivel të lartë të suksesit në fushën e gastronomisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Andres Iniesta në prag të ndeshjes Barcelona-Napoli, mesfushori spanjoll rishikon…