Iniesta: Eliminimi ndaj Napolit do të ishte fatal, presioni është i madh për Xavin

12 mars 2024 | 15:00

Andres Iniesta në prag të ndeshjes Barcelona-Napoli, mesfushori spanjoll rishikon situatën aktuale të ekipit katalanas, duke e cilësuar si një ndeshje vendimtare për fatin e Xavit.

“Është një ndeshje e komplikuar, e hapur, e vështirë për të treguar një favorit. Barça bëri mirë në ndeshjen e parë, por nuk fitoi. Napoli është përmirësuar në këto tre javë, ata kanë pasur një ndryshim psikologjik pozitiv me ndryshimin e trajnerit, ndërsa Xavi ka humbur dy lojtarë të rëndësishëm si Pedri dhe De Jong”, ka thënë Iniesta.

“Të dy janë kampionë në kampionatet e tyre përkatëse dhe janë në vështirësi. Unë kam besim në përparimin e Barçës, por nuk do të jetë e lehtë sepse konteksti është i veçantë, një eliminim i mundshëm do të ishte shumë i rëndë dhe kjo nuk ndihmon, presioni është i madh”, ka shtuar mesfushori i Barcelonës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët e Hiroshimës reaguan ndaj çmimit Oscar të filmit “Oppenheimer”,…