Deputeti Shala: Opozita duhet ta mbështesë ratifikimin e marrëveshjes me Serbinë

20 janar 2019 | 17:21

Në rast të arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, ashtu edhe siç po paralajmërohet, koalicioni aktual e ka të vështirë ratifikimin e saj në Kuvend.

Kjo për shkak se ky koalicion nuk i ka 80 vota, siç kërkohet për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Pozita shpreson se deputetë të Vetëvendosjes ose LDK-së do ta mbështesin këtë marrëveshje, por kjo e fundit, mohon se do ta votojnë një marrëveshje të arritur nga koalicioni aktual.

Arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, mund ta thellojë edhe më tej krizën politike në vend, nëse nuk arrihet një konsensus i përgjithshëm politik. Por, deputetë të koalicionit qeverisës, thonë se një marrëveshje të tillë, do të duhej ta mbështeste edhe LDK dhe Vetëvendosje.

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka thënë për “Radio Kosovën” se nëse arrihet një marrëveshje e favorshme për vendin, atëherë atë duhet ta votojnë edhe dy partitë e tjera opozitare.

“Nëse ekipi shtetëror për bisedime me Serbinë, që është votuar në Kuvend, e arrin një marrëveshje të favorshme për Kosovën, besoj që edhe partitë opozitare që nuk janë pjesë e këtij ekipi do ta votojnë këtë marrëveshje. Pra, do të ketë vota të mjaftueshme për ta votuar marrëveshjen”, ka thënë Shala.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 20 mijë punëtorë të shërbimit civil në Kosovë pritet…