Deputeti suedez uron Osmanin
05 prill 2021
| 13:30
Deputeti suedez, Magnus Jacobsson, i është gëzuar lajmit për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente e Kosovës.
Në llogarinë e vet në “Facebook”, ai ka shkruar se do të jetë emocionuese të ndiqet puna e saj.
“Dëshiroj ta përgëzoj presidenten e sapo zgjedhur të Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu. Presidentja e dytë femër e Kosovës. Ata që më ndjekin e dinë që zhvillimi në Ballkan është afër zemrës time. Osmani-Sadriu është juriste dhe ka premtuar të punojë kundër korrupsionit. Do të jetë emocionuese ta ndjekim punën e saj. Kosova është një demokraci e re, prandaj është jashtëzakonisht e kënaqshme për të parë që edhe një herë keni arritur të zbatoni një ndryshim të pushtetit në një mënyrë demokratike”, ka shkruar Jacobsson.




