Deputetja e AAK-së i bashkëngjitet protestës së veteranëve të UÇK-së

16 qershor 2022 | 11:37

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj i është bashkëngjitur protestës së veteranëve të UÇK-së të cilët po protestojnë kundër Ligjit për pagën minimale në të cilin nuk është përfshirë edhe kjo kategori e luftës.

“Kemi kërkuar që të pauzohet seanca për shkak që kemi kërkuar dialog me shoqatat. Unë jam veterane dhe ju kam bashkëngjit si e tillë. Është një pauzë në seancë ne kemi kërkuar partitë opozitare që të ndërpritet seanca sepse është e padrejtë kjo që janë detyruar veteranët të protestojnë për minimumin e pagës që është e garantuat me ligj dhe kemi kërkuar që qeveria të reflektojë dhe të fillojë dialogu me shoqatat”, ka thënë ajo. /EO/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të…