Klinaku: Nëse ka nevojë do të qëndrojmë këtu edhe me tenda

16 qershor 2022 | 11:34

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku u ka bërë thirrje protestuesve që të qëndrojnë të qetë dhe të mos e pengojnë Policisë së Kosovës.

“Seanca e Kuvendit është ndërprerë sepse opozita e ka tërhequr foltoren. Ju lutëm mos bëni probleme me policinë. Nëse ka nevojë do të qëndrojmë në protesta këtu edhe me tenda. Qëndroni të qetë, sepse shumë mirë jeni”, ka thënë Klinaku.

Protestuesit tashmë po qëndrojnë brenda oborrit të Kuvendit, ndërsa dera është e bllokuar nga njësitet e Policisë së Kosovës.

Protestuesit janë duke shprehur vendosmërinë që të mos tërhiqen nga kërkesat e tyre.

“Ne veteranët bimë poshtë nëse tërhiqemi e fiton Albin Kurti. Kryesinë e kemi, qysh të thotë Fatoni me kryesi, ne kemi me e përkrahur. Unë jam kundër që të kemi punë me policinë tonë.  Albin Kurtit nuk ia lejojmë që tash me u dorëzua veteranët. Veteranët nuk janë dorëzuar kur ka qenë koha me u vra çdo sekondë o burrë. Zoti i ka shpëtuar se veteranët krejt kanë qenë të vrarë”, ka thënë një nga protestuesit./Ksp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derisa protesta e veteranëve të luftës së UÇK-së para Kuvendit…