Policia shpërndanë ujë për veteranët e UÇK-së

16 qershor 2022 | 11:19

Derisa protesta e veteranëve të luftës së UÇK-së para Kuvendit të Kosovës është duke vazhduar, zyrtarët policorë të Kosovës janë përkujdesur edhe për diçka tjetër.

Përpos sigurisë e cila po mbikëqyret sot, Policia e Kosovës është përkujdesur që t’u ofrojnë edhe ujë veteranëve.

Ata kanë shpërndarë ujë për veteranët, ku disa prej tyre nga lodhja edhe janë ulur tashmë.

Veteranët po vazhdojnë kundërshtimin e projektligjit për pagën minimale, derisa kanë thënë se është marrë për deputetë të cilët e kanë votuar atë.

Ndryshe seanca e cila nisi më parë në Kuvendin e Kosovës është ndërprerë me kërkesë të opozitës, teksa kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka ftuar në diskutim shefat e grupeve parlamentar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sadio Mane u kthye në fshatin e tij të lindjes…