Mane luan futboll në një fushë të mbuluar me baltë në vendlindje

16 qershor 2022 | 11:18

Sadio Mane u kthye në fshatin e tij të lindjes Bambaly në Senegal ku luajti edhe një ndeshje futbolli në fushën me baltë me shokët e fëmijërisë.

29-vjeçari publikoi edhe disa iniciativa të tjera për të modernizuar jetën në fshat.

Sulmuesi i Liverpoolit njoftoi ndërtimin e një antene energjetike me akses në rrjetin 4G dhe disa shërbime spitalore në shërbim të grave senegaleze.

Gjeste të thjeshta nga një njeri i madh që mendon për njerëzit e tij më shumë se çdo politikan apo organizatë joqeveritare.

Kjo nuk është hera e parë që Mane bën për vendin e tij. Kohët e fundit është raportuar në mediet e huaja se Mane ka arritur marrëveshje personale me Bayern Munichun.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski,…