Deputetja e LV-së: Kemi komunikim me Shqipërinë për shkëmbim të energjisë elektrike
22 korrik 2022
| 08:15
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka shprehur optimizëm se Kosova do të kalojë më lehtë sa i përket furnizimit me energji elektrike.
Statovci tha se ka komunikim me Shqipërinë për arritjen e një marrëveshjeje për energjinë.
“E shoh që ka një komunikim institucional me Republikën e Shqipërisë dhe me vendet e tjera që, në rast nevoje, të kemi shkëmbim të energjisë përmes metodave të ndryshme, qoftë përmes eksportit të energjisë, qoftë përmes qymyrit apo modaliteteve të tjera”, tha Statovci në Klan Kosova.



