Deputetja e PDK-së i del në mbrojtje Melihate Tërmkollit

30 tetor 2020 | 14:44

Deputetja e PDK-së, Valdete Idrizi, i ka dalë në mbrojtje ish-deputetes së LDK-së, Melihate Tërmkolli, pas fyerjeve në drejtim të saj nga avokati Tomë Gashi.

Në profilin e saj në “Facebook”, Idrizi e ka quajtur Gashin “dhunues”, duke shtuar se të gjithë e kanë parë teksa ka shqelmuar fëmijët në rrugë.

“Prej një njeriu si Tomë Gashi, i cili njihet si dhunues, të cilin e kemi pa të gjithë edhe duke shqelmu fëmijën në rrugë, nuk pritet më mirë. Bile as që është penduar, sipas deklaratave të tij. Ai edhe mbrëmë në një debat televiziv ofendoi një grua. E ultë, shumë e ultë. Ende habitem se si njerëz të tillë ftohen në studio televizive, dhe mbajnë licencë avokatie për të mbrojt të drejtat e dikujt. Turp!”, ka shkruar Idrizi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Petrit Krasniqi shpall te pavlefshme dëftesat e vitit, l-ll SHMLT…