Deputetja ukrainase thotë se vendi ka nevojë për armë

19 prill 2022 | 08:20

Një deputete ukrainase ka bërë thirrje për një takim urgjent me liderët e Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Polonisë, Italisë, Rumanisë, Kanadasë dhe ShBA-së, ndërsa forcat ruse fillojnë një ofensivë të re të madhe në Ukrainën lindore.

Lesia Vasylenko, ftoi gjithashtu sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe shefen e BE-së Ursula von der Leyen, për bisedime.

“Ukraina ka nevojë për armë dhe ka nevojë për ndërhyrje nga ushtria aleate”, tha ajo.

Forcat ruse janë ripozicionuar në lindje pasi u penguan në përpjekjen e tyre për të kapur kryeqytetin Kiev, përcjell Klankosova.tv

Kremlini thotë se dëshiron të “çlirojë” rajonin dhe luftëtarët separatistë pro-rusë janë duke luftuar me ushtrinë e Ukrainës në zonë për disa vite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Carlo M. Cipolla Përktheu Eliana Pilika Ligji i Parë…