Deri më tani 19 subjekte politike kanë aplikuar për regjistrim në KQZ

12 gusht 11:26

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë aplikimet nga subjektet politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar për gazetën “Epoka e re” se deri me tani ky institucion ka pranuar aplikimet nga 19 subjekte politike.

“Afati përfundon të hënën, më 16 gusht. Deri në këtë kohë subjektet politike duhet të dorëzojnë edhe listën me emrat e kandidatëve garues, qoftë në zgjedhjet për Kryetarë të Komunave apo për Kuvende Komunale. Deri më tani kemi pranuar aplikimet nga 19 subjekte politike, prej tyre 2 parti politike, 7 iniciativa qytetare dhe 10 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 125 kandidatë për Kuvende Komunale dhe 11 kandidatë për Kryetar Komune, në komuna të ndryshme”, ka deklaruar Elezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar në Gjilan tre persona shtetas…