Dëshira më e madhe të luaj sërish me Messin

03 dhjetor 2020 | 10:37

Neymar frymëzoi PSG mbrëmë të arrijë një fitore shumë të rëndësishme me rezultat 3-1 ndaj Manchester United, teksa ai ishte autor i dy golave dhe një loje shumë të bukur. Pas ndeshjes braziliani foli për ESPN dhe preku edhe njëherë bashkimin me Messin.

Ai u shpreh se dëshira më e madhe e tij në këtë moment është të luajë sërish me “Pleshtin” dhe ka besim se mund ta bëjë këtë që në sezonin e ardhshëm. “Dëshira ime më e madhe është të luaj sërish me Messin. Dua të luaj me të. E lë të luajë në pozicionin tim nëse dëshiron. Vitin tjetër do të luajmë së bashku, me siguri”, u shpreh ylli brazilian.

Mbetet për tu parë nëse Neymar e ka fjalën për kalimin e Messit te PSG, apo rikthimin e tij te Barcelona. Kontrata e argjentinasit me Barçën përfundon verën e ardhshme dhe nga janari Messi mund të zgjedhë klubin e ri. Chelsea, PSG  e City janë klube, që përballojnë financiarisht Leon.

Neymar dhe Messi bënë epokë së bashku te Barcelona kur fituan gjithçka që i doli para dhe bënë një nga tridentët më të frikshëm në histori së bashku me Suarez. Më pas në verën e vitit 2017 braziliani tronditi tërë botën e futbollit kur u largua për 222 milionë euro nga Barça.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Poezi nga Elizabetë Qarri Nëse ti je shiu, dua të…