Dështon përpjekja për ta nxjerrë Trumpin në votëbesim

18 korrik 2019 | 11:18

Një përpjekje për të nisur procedurat për nxjerrjen në votëbesim të presidentit amerikan, Donald Trump, është bllokuar në Dhomën e Përfaqësuesve të ShBA-së.

Demokrati nga Teksasi, Al Green, e ka paraqitur rezolutën, pasi Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar për të dënuar sulmet verbale të Trumpit kundër katër kongresisteve amerikane.

Megjithatë, rezoluta e tij nuk ka siguruar mbështetje të mjaftueshme, pasi edhe demokratët kanë votuar kundër saj.

Trumpi ka thënë se përpjekjet “qesharake” për ta nxjerrë atë në votëbesim tani “kanë marrë fund”.

“Kjo nuk duhet të lejohet kurrë që t’i ndodhë një presidenti tjetër të Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Trumpi në llogarinë e vet “Twitter”.

Përpjekja për votëbesim ka ardhur pasi Trumpi ka përsëritur sulmet verbale kundër katër kongresisteve, duke iu thënë atyre “të kthehen” në vendet e tyre.

Të katër kongresistet Alexandria Ocasio-Cortez, Ilhan Omar, Ayanna Pressley dhe Rashida Tlaib janë qytetare amerikane.

Trumpi ka shkruar në “Twitter” se “nuk ka kockë raciste” në trupin e tij, përkundër akuzave për racizëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Joe Jonas ka përgëzuar bashkëshorten e tij Sophie Turner me…