Dështon ratifikimi i marrëveshjes ndërkombëtare për rehabilitimin e linjës hekurudhore

21 shtator 2023 | 11:23

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të miratojë një marrëveshje ndërkombëtare në mungesë të kuorumit.

Ani pse në seancë ishin 82 deputetë, në votim morën pjesë vetëm 72 deputetë. Deputetët e PDK-së nuk ka marrë pjesë në votim, ndërsa ata të AAK-së nuk ishte në sallë.

LDK-ja ishte e vetmja parti opozitare që përkrahi marrëveshjen ndërkombëtare në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është miratuar në shqyrtim të dytë Projektligji për parandalimin dhe…