Dështon vazhdimi i seancës së Kuvendit, shkak mungesa e kuorumit
26 maj 2022
| 15:07
Ka dështuar vazhdimi i seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës në mungesë kuorumi.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka bërë me dije se vazhdimi i seancës nuk është i mundshëm pasi prezent ishin vetëm 53 deputetë.
“Kemi pritur mjaftueshëm. Janë 25 minuta prej kohës kur kemi thënë se vazhdon seanca. Vetëm 53 deputetë po marrin pjesë në seancë dhe nuk është i mundshëm vazhdimi i kësaj seance. Këtë seancë do ta thërrasim për një vazhdim, javën tjetër”, ka thënë Konjufca.



