‘Destinacioni i radhës është Kosova’, mercenari serb me kërcënime nga zonat e luftës në Donbas

14 janar 2024 | 12:52

Mercenarët serb të cilët kanë shkuar në Donbas për të ndihmuar rusët në luftën kundër Ukrainës, së fundmi kanë dal edhe me një mesazh kërcënues për Kosovën.

Në një video e cila po qarkullon në “X” shihet një mercenar serb i cili para flamurit të Serbisë dhe Rusisë mban fjalim ku thotë se pas Donbasit, destinacioni tjetër është Kosova.

“Dëshirojmë t’i përshëndesim të gjithë vëllezërit në Kosovë dhe t’ua bëjmë të ditur se nuk janë vetëm. Ne jemi sot këtu, në dashtë Zoti, për të hequr qafe okupatorët e NATO-s nga Kosova. Destinacioni tjetër është Kosovë!” Kosova është Serbi”, deklaron mercenari serb.

Ndaj kësaj deklarate kanë nisur reagimet e shumta në “X”. Asistentja e Parlamentit Evropian, Federica Woelk ka thënë se Kosova nuk është Serbi, por Kosova është Kosovë.

“Dua të them, JO. Kosova është Kosovë dhe ne do ta mbrojmë atë sa të mundemi”, ka shkruar ajo.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një numër i qytetarëve të Prishtinës sot kanë protestuar kundër…